U godit me thikë pas sherrit me dy persona, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar

U godit me thikë pas sherrit me…

Një tragjedi ka ndodhur pak pas mesnatës në Komunën e Mitrovicës në Kosovë. Një shtetas u qëllua me thikë për vdekje nga dy persona të tjerë. Viktima është një 26-vjeçar. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy autorëve të dyshuar si përgjegjës për ngjarjen.

Ndërkohë pas vdekjes së të riut, një i afërm i viktimës ka shprehur ngushëllimet përmes një postimi në  Facebook.

Postimi:

Ishalla nxhenet dosti jem, do te mbetesh gjithë njeri i fjalës”, ka shkruar ai. Edhe familjarët e 26-vjeçarit kanë shkruar në Facebook, ku kanë njoftuar për vdekjen e tij. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Me dhimbje te thellë familjar, dashamirë, shokë e miq, ju njoftojmë se sot ndërroj jetë vllau jonë (djali i agjës) A.M.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit