Familjarët e të riut Antonio Delilaj, e kanë ende prezente dhimbjen për ikjen e parakohshme dhe të padrejtë nga jeta të djalit të tyre. 17-vjeçari ndërroi jetë 40 ditë më parë në ambientet e “Club Orange” në qytetin bregdetar të Sarandës.
Antonio kishte vendosur që të punonte si kamarier para se të fillonte shkolla.
Mesa dukej, orët e para të së shtunës së 26 gushtit ishin të fundit për adoleshentin. Shkalla e improvizuar për lëvizjen e mallrave në brendësi të “Club Orange” u këput duke zënë nën vete të riun. Për fat të keq Antonio Delilaj ndërroi jetë në vendngjarje.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut i cili tha se pajisja e përshtatur nga lokali për transportin e mallrave në magazinë nuk ishte ashensor, e për këtë arsye nuk janë kryer verifikime prej tyre.
17-vjeçari që punonte si ndihmës kamrier u godit nga kavoja e ashensorit dhe ndërroi jetë në vend. Për ngjarjen u shpall në kërkim pronari i lokalit Spiro Iljadhi, dhe u arrestua Lulzim Allkushi, personi i pa certifikuar i cili kishte sajuar ashensorin.

Vetëm 40 ditë pas ngjarjes së rëndë, një nga familjarët e Antonios kanë publikuar disa nga fotografitë e tij në rrjetin social “Tik Tok” teksa shkruan fjalë të dhimbshme dhe mallëngjyese për të riun. Të shumta janë edhe komentet ngushëlluese që kanë marrë.
Linku i videos