U goditën nga rrufeja, gjenden të ngordhur 18 elefantë

U goditën nga rrufeja, gjenden të ngordhur…

Një tufë me 18 elefantë të egër janë gjetur të ngordhur në Nagaon, në shtetin verilindor indian të Assam.

Autoritetet shtetërore thanë se elefantët u vranë kur rrufeja goditi rezervatin pyjor të mbrojtur “Kandoli”. Banorët e zonës njoftuan autoritetet, pasi gjetën kufomat e kafshëve në pyll.

Kryeministri i Assam, Himanta Biswa Sarma tha se ai ishte i shqetësuar për numrin e madh të elefantëve të ngordhur dhe njoftoi se kishte urdhëruar një hetim.

Mbi 27.000 elefantë aziatikë ndodhen në Indi dhe rreth 21% e të cilëve janë në Assam. Kjo është hera e parë në 20 vjet në Assam që kaq shumë elefantë janë gjetur të ngordhur në të njëjtën kohë.

U goditën nga rrufeja, gjenden të ngordhur 18 elefantë
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit