U grabit nga persona të armatosur, noteri ishte nën hetim nga prokuroria

U grabit nga persona të armatosur, noteri…

Pas grabitjes së shtëpisë së noterit të njohur në Sarandë, Thoma Kaçi, policia ka nisur hetimet për kërkimin e autorëve të cilët kërcënuan me armë noterin dhe familjen e tij duke i këkruar 100 mijë euro, por noteri u dha vetëm 20 milionë lekë të vjetra që kishte aty.

Pasi kanë marrë lekët, grabitësit kanë marrë edhe çelësat e një mjeti “Range Rover” Vogue dhe një automjeti “Mercedes-Benz”, në pronësi të noterit, por makinat jo.

Ndërkohë sipas policisë, noteri i cili u grabit ishte nën hetim nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” si i përfshirë në disa shit-blerje të paligjshme dhe të falsifikuara apartamentesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit