Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gjirin e Lalëzit, ku një burrë rreth 50 vjeç ka rrezikuar të humbiste jetën pasi u përplas me kokë pas një kërcimi nga lartësia dhe pësoi dëmtime të rënda.
Sipas dëshmisë së një personi që ishte i pranishëm në vendngjarje, burri mbeti i paralizuar nga mesi e poshtë dhe me dëmtime në pjesën e qafës. Për shkak të gjendjes së tij, ai nuk arrinte të kontrollonte trupin dhe filloi të mbytej.
Por për fat të mirë, një punonjës i varkave aty pranë u hodh në det menjëherë dhe e tërhoqi deri sa në ndihmë i ka ardhur edhe roja e plazhit.
“U ndodhëm aty në momentin e ngjarjes dhe i dhamë ndihmën e parë. Gjendja e tij nuk ishte e mirë. Djali shpëtoi jetën sepse po mbytej dhe nuk e komandonte dot trupin”, tregon dëshmitari.
Ata kanë njoftuar ambulancën e cila është vonuar mbi 30 minuta dhe kur kanë mbërritur, ekipi i emergjencës i ka dhënë ndihmën e nevojshme dhe transportuar për në spital.
Pushuesit janë tronditur nga kjo ngjarje dhe u kërkojnë të tjerëve që të tregojnë sa më shumë kujdes dhe të sigurohen përpara se të kryejnë veprime të rrezikshme në det, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja fatale.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ . Sot ne Lalz eshte shpetuar nje burr rreth te 50 tava qe ishte duke u mbytur sepse u hodh me kok nga nje lartesi dhe u paralizua. Për momentin u gjendem aty dhe i dham ndimen e pare por nuk ishte e mire gjendja e tij. Eshte paralizuar nga mezi e posht ka thyer pjesen te qafa. Djali i shetoj jeten se po mbytej nuk e komandonte dot trupin
Mesazhi qe kisha eshte , qe te ruajne veten se e keqja behet kurdo , duhet te sigurohen para se te bejne veprime , sepse ky person u pralizua dhe po mos ta kishim kap do humbte jeten i mbytur. Ju falenderoi per punen tuaj te pa ndalshme.
Djali qe e shpetoi ishte punetor te varkat , roja 15 sekonda erdhi sa bente ruga por ishte aty dhe i dhe u moren teren kohen me te deri sa erdhi ambulanca.