U hodh me parashutë në Palasë, vdes tragjikisht 70-vjeçari

U hodh me parashutë në Palasë, vdes…

Një 70-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një fluturimi me parashutë në Himarë. Ai ishte një turist çek i cili kishte vendosur të kalonte disa ditë pushime në jug të Shqipërisë. Sipas Policisë, shtetasi P.S., ka pësuar një arrest kardiak gjatë fluturimit me parashutë.

Si pasojë e humbjes së ndjenjave, ai ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”. Mbetet e paqartë sesi i moshuari është lejuar të fluturojë i vetëm, pa shoqërues në një nga sportet më të rrezikshme.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit