U hodh nga kati i 29, nuk i'u hap parashuta, humb jetën britaniku në Tajlandë

U hodh nga kati i 29, nuk…

Në Tajlandë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një britanik u hodh nga kati i 29-të i një apartamenti shumëkatësh. Britanikut nuk iu hap parashuta dhe ai ndërroi jetë. Nathy Odinson nga Cambridgeshire u ngjit në majë të ndërtesës në Pattaya për t’u hedhur me parashutë por parashuta nuk u hap.

Siç shihet në video, 33-vjeçari numëron mbrapsht dhe më pas i thotë shokut të tij se do të shihen duke u hedhur menjëherë. Roja i sigurisë Kanet Chansong ka rrëfyer ngjarjen duke thënë se kishte dëgjuar zhurmën e pemës dhe mendonte se ishte një degë e rënë.

Në të vërteta zhurma kishte qenë përplasja e britanikut në asfalt, pasi hedhja me parashutë nuk shkoi siç ishte parashikuar. Britaniku Nathy Odinson nuk mundi të shpëtohej dhe mjekët e shpallën të vdekur në vendngjarje pak pas orës 19:30.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit