U hodh nga kati i dytë i banesës | 76-vjeçari merr dëmtime në kokë, vdes në spital

U hodh nga kati i dytë i…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Shkodër. Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në spitalin e këtij qyteti ka mbërritur i dëmtuar në kokë një 76-vjeçar i identifikuar si Rrustem Curraj. Sipas policisë, mësohet se Curraj, është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij. 76-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa ka ndërruar jetë atje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë. Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit