
66 vjeçari nga Gramshi, i cili këtë të enjte u hodh nga kati i katërt i spitalit rajonal ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Hekuran Llapushi nuk mundi t’u shpëtonte hemorragjisë dhe frakturave të marra pasi u vetëhodh nga një lartësi prej katër katesh. I moshuari ishte shtruar prej 4 ditësh në spitalin e Gramshit.
Pasi u vetëhodh nga kati i katërt, 66 vjeçari përfundoi në tarracën e katit të dytë të spitalit me fraktura të shumta dhe hemorragji.
Dyshohet se rënia e Hekuran Llapushit mund të ketë qenë aksidentale pasi ky i fundit mund të jetë përpjekur të dalë në dritare për të marrë ajër pasi kishte probleme me mushkëritë dhe në atë moment mund të ketë rënë aksidentalisht.