U hodh nga kati i tretë i pallatit/ 30-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor

U hodh nga kati i tretë i…

Pak më parë u regjistrua një ngjarje e rëndë në lagjen “Don Bosko” në Tiranë, ku një 30-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Sipas njoftimit të policisë, shtetësja me iniciale S.K. është hedhur nga kati i tretë, ndërsa dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit