U hodh nga kati i tretë i pallatit, vdes e moshuara në "Don Bosko"

U hodh nga kati i tretë i…

Një ngjarje tragjike me një viktimë është regjistruar në “Don Bosko”. Mësohet se një e moshuar 84 vjeçe me inicialet D.L është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, ndërsa ka ndërruar jetë në vend. Nga informacionet paraprake të policisë bëhet e ditur se e moshuara ka vrarë veten duke u hedhur nga lartësia e katit ku banonte. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po jeton për të zbuluar shkakun e kësaj tragjedie.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak\ Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit