U hodh nga pallati bashkë me foshnjën 1 vjeç, një javë më parë 34-vjeçarja kishte tentuar të vetëvritej duke pirë shampo

U hodh nga pallati bashkë me foshnjën…

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Vlorë, në dritë kanë dalë detaje të reja, lidhur me tragjedinë. Mësohet se 34 vjeçarja Pamela Mërtiri e cila u hodh nga pallati, bashkë me foshnjën e saj 1 vjeç ka tentuar edhe më parë të vriste veten. Sipas fax neës, 34 vjeçarja që u vetëhodh nga kati i 5-të i pallatit, një javë më parë, ka tentuar të vriste veten duke pirë shampo. Kujtojmë se pas ngjarjes Pamela dhe foshnja e saj u dërguan me urgjencë në spital, por ndërruan jetë. Sipas dëshmitarëve që kanë pasur kontakt me prindërit e së ndjerës, Pamela kohët e fundit kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike. Ndërkohë Pamela ka qenë e divorcuar nga burri dhe punonte si farmaciste në Tiranë, ndërsa në Vlorë kishte shkuar për të takuar prindërit e saj. Dyshohet se marrja e këtij vendimi ekstrem nga e ndjera të jetë bërë për shkak të divorcit me ish bashkëshortin e saj, por policia po vijon hetimet deri në zbardhjen e plotë të tragjedisë që la pas dy viktima.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit