U hodh nga pallati me foshnjën | Urdhri i Farmacistëve shpreh ngushëllimet, shkruan kush ishte Pamela

U hodh nga pallati me foshnjën |…

Gjatë ditës së djeshme, në Vlorë u regjistrua një ngjarje tragjike, teksa mbetën viktimë një grua 34 vjeçe dhe foshnja e saj 1-vjeç. Pamela Mërtiri me profesion farmaciste u hodh bashkë me fëmijën e vogël nga kati i pestë i një pallati, duke gjetur vdekjen. Pas ngjarjes tragjike ka ardhur edhe reagimi nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, të cilët teksa shprehin ngushëllimet shkruajnë edhe kush ishte e ndjera Pamela.

Reagimi i Plotë nga Urdhri i Farmacistëve:

Të nderuar kolegë,

Komuniteti i farmacistëve dhe mbarë opinion publik u trondit sot nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e koleges sonë Pamela Mërtiri dhe djalit të saj.
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tyre, për këtë ikje të parakohshme.
Kush ishte Pamela Mërtiri, për të gjithë ata që nuk patën fatin ta njihnin.
Pamela lindi më 30.03.1987 në qytetin e Vlorës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ndoqi studimet e larta, dega Farmaci, pranë Universitetit Kristal, ku u diplomua në vitin 2011. Pamela jetonte dhe ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Tiranës. Prej vitit 2014 ajo drejtonte subjektin e saj farmaceutik, farmacinë Mela Pharma në qytetin e Tiranës.
Ndarja nga jeta e koleges tonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët por dhe për të gjithë miqtë, kolegët dhe ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.

Lamtumirë kolege!
Ti dhe engjëlli yt u prehshi në paqen e përjetshme!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit