“U hodh përmes xhamit dhe ndaloi shoferin e rrezikshëm”, mediat e huaja jehonë heroizmit të Klodian Elqenit

“U hodh përmes xhamit dhe ndaloi shoferin…

Ngjarja e ditës së sotme që shkaktoi terror dhe rrezikoi dhjetëra qytetarë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në sheshin “Skëndërbej”, një 32-vjeçar i identifikuar si Arben Mema me mjetin e tij tip “Citroen” është futur brenda në shesh dhe ka tentuar të shtyp kalimtarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Ky akt që u neutralizua nga një 22-vjeçar, i identifikuar si, Klodian Elqeni ka gjetur vend, në një nga artikujt e BBC që shkruan për heroizmin që shfaqi i riu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit