U inagurua një ditë më parë, bllokohet "Rruga e Arbërit"

U inagurua një ditë më parë, bllokohet…

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës në orët pas mesnatës., teksa trashësia e dëborës ka arritur deri në 40 cm. E ndonëse u inaugurua dje nga kryeministri Edi Rama, pas reshjeve të dendura të dëborës, Rruga e Arbrit është bllokuar. Ngricat kanë përfshirë bypass-in e Qafës së Murrizit, teksa qytetarët do të duhet të kalojnë përmes rrugës ekzistuese. Rruga Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi i vështirë deri në Zall Reç më tej drejt Ujmishtit e bllokuar. Zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës fshatrat e Sllovës, Reçit, Luznisë janë pa komunikim me qytetin. Në rrethin e Bulqizës reshjet kanë qenë me intensitet më të ulët, dhe trashësia në qytetin e Bulqizës shkon në 5 cm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit