U inaugurua pa përfunduar plotësisht, reshjet e dëborës mbyllin rrugën e Arbrit

U inaugurua pa përfunduar plotësisht, reshjet e…

Gjatë ditës së sotme është njoftuar mbyllja e rrugës e Arbrit> Shkak janë bërë reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta. Kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm, teksa kujtojmë se kjo rrugë nuk ka shumë kohë që është vënë në funksion. Rruga e Arbrit u inaugurua më 29 nëntor nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ndonëse nuk ka përfunduar ende, rruga u vendos në funksion të qytetarëve në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa sa herë ka reshje dëbore dhe ngrica kjo rrugë duhet të mbyllet duke bërë që qytetarët të qarkullojnë nga rruga e vjetër.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të reshjeve të dendura te dëbores gjatë gjithe nates dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshem. Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit