U inaugurua para pak kohësh nga Rama e Balluku, bllokohet kalimi në rrugën e Arbërit

U inaugurua para pak kohësh nga Rama…

Kanë kaluar thuajse dy javë nga inaugurimi i rrugës së Arbërit dhe ky aks ka nisur të bllokohet akoma pa u hapur mirë. Kushtet atmosferike, reshjet e dendura të borës kanë bllokuar këtë segment rrugor, ndërsa shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Njoftim:

Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në ‘Bypass’, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastrueset. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore, zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit