U infektua me Covid-19, humb jetën mjeku Hysni Shkjau

U infektua me Covid-19, humb jetën mjeku…

Mëngjesin e sotëm, MSH njoftoi ndarjen nga jeta të dr. Hysni Shkjaut. Mjeku i prekur nga koronavirusi, nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali, në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Luftonte prej disa ditësh me COVID-19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet famljarëve, miqve dhe kolegëve./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit