U infektua me COVID, deputeti thotë fjalët e para

U infektua me COVID, deputeti thotë fjalët…

Ditën e sotme, u bë publik lajmi se i infektuar me koronavirus ishte edhe deputeti Enver Roshi.

Por, në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se është mirë me shëndet dhe nuk paraqet probleme.

Ai u bën thirrje edhe qytetarëve të zbatojnë masat anti-COVID.

“Në pamundësi të përgjigjeve të telefonatave të panumërta dhe të shqetësimit të drejtë dhe të sinqertë të të gjithë miqve dhe të afërmve të mi nga i gjithë vendi kërkoj mirëkuptimin vëllazëror të tyre që nuk mund të komunikoj nëpërmjet telefonit. Me sinqeritetin më të madh, porosia ime në këtë situatë është: “Cdo gjë është në dorë të qytetarëve”.

Është detyra jonë të ruajmë veten dhe të tjerët, të ruajmë shëndetin tonë, njësoj si edhe shëndetin publik. Në këtë kuadër, masat e thëna dhe stërthëna, të na shërbejnë me përgjegjshmëri në këtë sakrificë njerëzore dhe qytetare për hir të shëndetit. “Ruaj veten dhe të tjerët” Nderkohe ju njoftoj jam shume me parametrat normale! Ju faleminderit nga zemra !!”, shkruan Roshi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit