U infektua me COVID/ Mjekja e QSUT shfaq probleme në emision: S’marr dot frymë!

U infektua me COVID/ Mjekja e QSUT…

Mjekja hematologe në QSUT Alma Cili ka rezultuar pozitive me koronavirus. 

Por edhe pse e shëruar tanimë, shenjat e sëmundjes duket se nuk janë larguar ende.

Ajo ka rrëfyer se kur flet gjatë, i duhet të ndalojë që të marrë frymë thellë pasi ka vështirësi në frymëmarrje.

Cili shpjegoi se kjo gjë i ndodhi edhe gjatë intervistës për emisionin “Kjo Javë”.

“Është kjo lodhja, nëse flas gjatë më duhet të ndaloj, të marr frymë thellë (më ndodhi dhe tani). Këtë nuk e kam pasur ndonjëherë më parë”, tha mjekja.

Gjithashtu rrëfeu si u infektua në punë, edhe pse ishte me maskë, ndërsa tregon se virusin e rëndë ia ka kaluar gjithë familjes, bashkëshortit dhe dy djemve të saj të vegjël.

Duke e cilësuar këtë si sëmundjen më të vështirë, mjekja tregon edhe simptomat e saj, teksa thekson se: “Të martën pasdite kur kthehem nga puna, bëj një dush, me idenë të bëj një dush se si dihet mund të kem marrë dicka atje. Në momentin që kam dalë nga dushi, ekzakt në korridor, jo kollë, por që mua më ka rrëzuar në korridor, që nuk ka ndodhur kurrë”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit