U infektua me koronavirus, deputeti Roshi shtrohet në gjendje të rëndë në spitalin COVID-2

U infektua me koronavirus, deputeti Roshi shtrohet…

Deputeti i Parlamentit, Enver Roshi, është ligjvënësi i radhës i infektuar me koronavirus, me gjasë nga kolegët e tij brenda Kuvendit.

Por sot është mësuar se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve, Roshi është shtruar në spitalin “Covid-2” në Senatorium.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe kolegu i tij, Taulant Balla, në foltoren e parlamentit.

Balla ka deklaruar se, “Enver Rroshi është në një gjendje të vështirë shëndetësore. I uroj si koleg shërim të shpejt.

Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje çdo qytetari shqiptar që të respektoj masat dhe rregullat anti-Covid.

Ne si deputetë duhet të japim shembullin e parë i respektimit të këtyre masave”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit