U infektua me koronavirus, për aktorin Florian Binaj vijnë lajme të mira...

U infektua me koronavirus, për aktorin Florian…

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, i cili u infektua me koronavirus disa javë më parë, duket se ka marrë një rezultat “negativ”.

Ak tori ka nxituar ta shpërndajë vet lajmin pozitiv për “negativitetin” e tij,  përmes një postimi në Instastory.

Përmes postimit, ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ndenjur pranë.

Kujtojmë se, Binaj u prek nga Covid-19 disa javë më parë, por nuk kishte asnjë simptomë, dhe se ndodhej në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Fatmirësisht asnjë nga familjarët e aktorit nuk rezulton i prekur.

Binaj shkruan:

“Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit