Kapen 3 trafikantë shqiptarë/ U jepnin gomone emigrantëve të kalonin në Britani

Kapen 3 trafikantë shqiptarë/ U jepnin gomone…

Katër persona, tre shqiptarë dhe një irlandez, të dyshuar për kontrabandë emigrantësh në Britaninë e Madhe me varka nga Belgjika janë arrestuar.

Dy shtetas shqiptarë, të moshës 44 dhe 48 vjeç, u arrestuan në Nottingham mëngjesin e së martës, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), irlandezi 46-vjeçar u arrestua në Aylesbury, Buckinghamshire, si dhe 51-vjeçari po shqiptar në Hove, në lindje të Sussex.

Të arrestuarit po përballen me akuzat se janë pjesë e një bande që organizon kontrabandën e njerëzve nga Evropa në Britaninë e Madhe, duke përfshirë një numër kalimesh vitin e kaluar.

Mediat e huaja shkruajnë se ata janë përfshirë në blerjen e gomones dhe përdorimin e tyre për të udhëtuar në Belgjikë për të mbledhur emigrantë përpara se të zbarkojnë në Margate, Kent.

Operacioni i fundit lidhet me dy arrestime në Belgjikë në tetorin e vitit të kaluar, ku dy burra, një nga Basingstoke dhe një nga Leicester, u arrestuan nën dyshimin për shkelje të kontrabandës me njerëz ndërsa mbërritën në bregdetin afër Nieuwpoort në orën 4:30 të mëngjesit.

Dymbëdhjetë emigrantë, përfshirë një fëmijë, që të gjithë besohet të jenë shtetas shqiptarë, u morën gjithashtu në paraburgim nga autoritetet belge.

“Këto arrestime pasojnë një hetim të gjerë ndaj individëve që ne besojmë se ishin të përfshirë në një numër kalimesh emigrantësh nga Belgjika në bregdetin e Kent në 2022.

Trajtimi i kontrabandës së njerëzve vazhdon të jetë një prioritet për NCA-në pasi ne synojmë dhe pengojmë grupet e krimit të organizuar në çdo hap të rrugës”, tha komandanti i degës së NCA, Colin Williams.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit