U kap mat duke puthur ndihmësen e tij, reagon ministri britanik: Jam i penduar që nuk ruajta distancimin social, i kam zhgënjyer njerëzit

U kap mat duke puthur ndihmësen e…

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka reaguar pas fotografive ku shihet duke u puthur me sekretaren e tij Gina Coladangelo.

Matt, ka pranuar se ka shkelur rregullat e distancës sociale, por nuk i ka kërkuar ndjesë bashkëshortes së tij, Martha Hoyer Millr, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh.

“Unë pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin social për këto rrethana. I kam zhgënjyer njerëzit, jam shumë i penduar.

Mbetem i përqendruar në objektivin për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi dhe do të isha mirënjohës për privatësinë e familjes time dhe timen, në këtë çështje personale”, ka thënë ai.
Ministri 42-vjeçar ka refuzuar të japë dorëheqjen, ndërkohë që një gjë e tillë është kërkuar nga opozita.

42-vjeçari ka refuzuar të japë dorëheqjen, ndërkohë që opozita kërkon shkarkimin e tij.

Mediat e huaja shkruajnë se Hancock kishte më shumë se 1 vit që e kishte emëruar sekretare Coladangelon. Ata njiheshin që në vitet e studimit në universitet, pasi kanë punuar së bashku në radion shkollore, por edhe kanë studiuar për të njëjtat degë.

Coladangelo, u përshkrua nga mediat si një grua multimilionere, pasi ishte drejtuesja e një kompanie të njohur mode në Britani, të themeluar nga bashkëshorti i saj. Paralelisht, ajo ishte dhe krahu i djathtë i ministrit, të cilin, e shoqëronte në takimet zyrtare dhe çështjet e rëndësishme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit