U kap ‘mat’ pasi bëri marrëveshje të fshehtë për vaksinat ruse, jep dorëheqjen kryeministri i këtij shteti të BE-së

U kap ‘mat’ pasi bëri marrëveshje të…

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviq, ka dhënë dorëheqje zyrtarisht nga posti i tij për të zgjidhur krizën politike të vendit.

Sipas medieve të huaja, qeveria sllovake e konfirmoi se e paraqiti dorëheqjen e tij te presidentja Zuzana Caputova, pas një takimi të martën.

“Presidentja Caputova do ta pranojë dorëheqjen e kryeministrit Igor Matoviq”, thuhej në një deklaratë të hënën.

Ish zëvendës-kryeministri dhe ministri i financave, Eduard Heger, është ngarkuar me formimin e një qeverie të re.

Të dielën, Matoviq njoftoi se do të jepte dorëheqje mes një skandali politik të shkaktuar nga një marrëveshje e fshehtë për të blerë vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit