U kap me 1 kg kokainë, efektivi i RENEA-s shpallet i pafajshëm

U kap me 1 kg kokainë, efektivi…

Xhulio Lici është efektivi i cili u arrestua 3 ditë më parë në zonën e Ndroqit së bashku me 2 persona të tjerë Dedë Nimanin dhe Luan Gaçin në një aksion të policisë në goditje të trafikimit të drogave në vend.

Pas arrestimit, i Liçi u dërgua në gjyq ku deklaroi se është rritur jetim dhe se merr gjithmonë të moshuar në makinë.

Xhulio Lici

Marr njerëz kur udhëtoj pasi jam njeri human. Jam rritur jetim, dhe gjithmonë kur shoh njerez të moshuar i marr në makinë. Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës . Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz. Në zonën e plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh.

Në këto kushte, por edhe në mungesë të provave, Prokuroria liroi nga akuzat për drogë efektivin e RENEA-s dhe shtetasin Luan Gaçi. Ky i fundit u gjet fajtor për fshehje të të ardhurave, pasi u konstatua që punonte  taksi pa licencë dhe nuk lëshonte kupon tatimor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit