U kap me 10 kg kokainë në shtëpi, zarfi me para 'nxjerr zbuluar' 37-vjeçarin shqiptar në Itali

U kap me 10 kg kokainë në…

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 37-vjeçar shqiptar në Itali. Sipas ilgiornaledivicenza.it, shqiptari është arrestuar pasi në kroskotin e makinës së tij, u konstatuan 24 mijë euro dhe pas kësaj i është kontrolluar banesa ku i janë gjetur rreth 10 kg kokainë, tashmë të sekuestruara. I arrestuari është shtetasi nga Shqipëria i identifikuar si Jorlando Lamaj, banues në Lonigo. Lamaj nuk rezulton person me precedentë penal, ndërsa pasi iu gjetën paratë dhe droga ai është arrestuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit