U kap me 37 kg kokainë në Mal të Zi, detaje të reja për shqiptarin

U kap me 37 kg kokainë në…

Gjatë ditës së djeshme autoritetet malazeze kanë sekuestruar në pikën kufitare Debeli Brijeg 35 pako me kokainë që peshon 37 kilogramë. Lënda narkotike është gjetur pas kontrollit në një automjet tip VW me targa shqiptare. Pas konstatimit të drogës, në pranga ranë një shtetas shqiptar me inicialet P.S 55 vjeç, i cili ishte i shoqëruar nga dy persona të tjerë me origjinë nga Shqipëria, të identifikuar me inicialet E.S., 50 vjeç dhe S.S., 18 vjeç. I arrestuari akuzohet se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Droga ishte e futur në 35 pako dhe peshonte 37 kilogramë. Lënda narkotike ishte fshehur në një automjet tip ‘Volkswagen’ me targa shqiptare ndërsa dyshohet se ishte nisur drejt Kroacisë. Sasia e lëndës narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e rrjetit të trafikut të drogës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit