U kap me 522 mijë euro të fshehura në tavanin e autobuzit që erdhi nga Italia, flet pronari: Janë kursime të familjes

U kap me 522 mijë euro të…

Në një autobuz që po vinte nga Italia u gjenden 522 mijë euro të fshehura. Shoferi dhe pronari i autobuzit Elidon Çela ka dhënë dëshminë në polici në lidhje me këtë ngjarje.

Ai tha se mallrat e gjetur ishin të emigrantëve shqiptarë në Itali, ndërsa paratë, ishin kursime të familjes së tij që do t’i investonte në mbjelljen e grurit dhe në bujqësi.

Mallrat janë të emigrantëve që jetojnë në Itali, i deklarova në doganën e Barit. Kemi biznes, paratë janë kursime të familjes, do investoja në toka me qira dhe bujqësi. Askush nuk e dinte për paratë në autobus, kisha frikën e ndonjë grabitjeje”, është shprehur ai.

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy ndihmësit e Elidon Çelës, Dritan Kamberi e Anold Cankja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit