U kap me 9.2 kg kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Kapshticë

U kap me 9.2 kg kanabis, arrestohet…

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke trafikuar 9.2 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.

Mësohet se 20-vjeçari kishte fshehur 16 pako me kanabis  në dy gomat rezervë të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, ka kryer ambalazhimin dhe fshehjen e 16 pakove me peshë 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në dy gomat rezervë të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit