U kap me drogë, Gjykata e Sarandës i kërkon arabit 10 milion lekë në këmbim të lirisë

U kap me drogë, Gjykata e Sarandës…

Një rast i konstatimit të lëndës narkotike është konstatuar në një hotel në qytetin e Sarandës. Shtetasi 33-vjeccar nga Arabia Saudite, me inicialet A. L., u kap disa ditë më parë nga policia e Sarandës, pasi në dhomën e hotelit te tij u gjetën 3.3 gram hashash dhe 0.4 gram kokaine. Pasi është shoqëruar në polici, Gjykata e Sarandës ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “garanci pasurore 1 milion leke” dhe “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, një herë në muaj, ditën e hënë, të javës së parë, ora 10:00.

Shtetasi 33-vjeccar nga Arabia Saudite:

Pasi na ka shoqëruar ne hotel, policia na ka kërkuar dokumentet e identifikimit të cilat nuk i kemi patur për momentin. Ne këto kushte, policia na ka shoqëruar për në dhomën tone për të marrë pasaportat. Lënda e gjetur nga policia është imja dhe e kam për përdorim vetjak. Lëndën narkotike e kam blerë thjesht për përdorim vetjak dhe e mbaja në dhomën e hotelit. Është hera e pare qe vij me pushime në Sarandë dhe nuk e di me saktësi vendin se ku i kam blere lëndët narkotike kanabis sativa e kokainë, i kam blerë në rrugë, personin nuk e njoh. Lenden narkotike kanabis sativa dhe kokainë i kam blerë në shumën 1200 lekë të reja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit