U kap me duke marrë 500 mijë lekë rryshfet, kush është drejtori i IKMT-së i arrestuar?

U kap me duke marrë 500 mijë…

Lutfi Miftari, 50-vjeç, është drejtori i IKMT-së në Dibër i arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi u kap në flagrancë duke marrë rryshfet nga shtetasi Eljo Elezi, administratori i një kompanie minerare në zonë.

Miftari u kap duke marrë si rryshfet një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra, në këmbim të mosfillimit të procedurave për shkeljet e konstatuara tek subjekti i administruar nga Elezi.

Në pranga ka përfunduar dhe ky i fundit, ndërkohë që materialet proçeduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë kontrollit në banesës drejtorit të IKMT-së iu sekuestrua gjithashtu në cilësinë e provës materiale: 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit