U kap me kokainë, kandidati i Lapaj: Do ta pija për vete se isha i stresuar në këtë kohë fushate

U kap me kokainë, kandidati i Lapaj:…

Teksa dita e djeshme solli një tjetër episod të denjë për rubrikat “mos e beso po deshe”, kandidati për deputet i partisë “Shqipëria Bëhët”, Ergys Isufi, u arrestua me kokainë  por jo për shumë gjatë. Në një kthesë sa dramatike aq edhe shqiptare, ai u la i lirë, si për të na kujtuar se drejtësia jonë është më e butë se vetë “qetësuesi” që Ergysi përdori.

Isufi, me një sinqeritet që do ta kishte zili çdo klinikë rehabilitimi, tha se substancën narkotike e kishte për përdorim personal. Nuk ishte për shitje, thjesht për të përballuar stresin e një fushate që, mesa duket, kërkon më shumë nerva sesa ide.

Sepse kur fushata të lodh, kur premtimet nuk mjaftojnë dhe sondazhet të dalin minus, ç’bën? Merr pak “qetësues”, qetësohesh dhe ndoshta sheh ndonjë Kuvend imagjinar ku të zgjidhet çdo hall me një të thithur  hunde.

Si duket, fushata për Shqipërinë që “bëhët” është aq e rëndë, saqë kandidatët kanë nevojë për ndihmë farmaceutike… jo nga barnatoret, por nga rruga.

Shqipëria bëhet, thonë. Po me çfarë bëhet, s’na e sqaroi askush. Tikut i ra pika e të gjithë presim që ti kalojë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit