U kap me shtëpi bari në Angli, shqiptari: Vetëm ujisja kanabisin, më kërcënuan

U kap me shtëpi bari në Angli,…

Autoritetet britanike kanë arrestuar një tjetër shqiptar, të akuzuar për kultivim kanabisi. Mësohet se i prangosuri është Malbor Luzi dhe në momentin e arrestimit posedonte një celular, para cash, një kartë bankare dhe një kartë identiteti. Sipas yorkshireeveningpost.co.uk, shqiptari u kap me 489 bimë narkotike që i kultivonte brenda një dhome, teksa nëse droga do të nxirrej në treg do të kapte vlerën 268,950 paund. Shtëpia kishte kushtet e duhura për rritjen e kanabisit dhe ishte pajisur me pajisje të sofistikuara për ngrohje, ndriçim dhe rritje. Ndërkohë në deklaratën e tij përpara autoriteteve britanike, Luzi ka deklaruar se është kërcënuar nga të tjerë që e urdhëruan të kujdesej për bimët, teksa shton se ai kishte qenë përgjegjës vetëm për ujitjen e kanabisit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit