U 'kap' me Stresin, menaxheri i ‘Babastars’ i thotë të gjitha

U ‘kap’ me Stresin, menaxheri i ‘Babastars’…

Në këngën “Po foli i fundit”, Stresi i bëri një diss Getoar Selimit, e sot menaxheri i tij iu kundërpërgjigj. Në një postim në rrjete sociale, Dekori shkroi se Stresi nuk ka bërë asgjë gjatë 20 viteve karrierë, përveçse ka blerë klikimet për t’i bërë këngët e tij të duken të suksesshme.

Pas deklaratës së tij reagoi dhe reperi, i cili iu drejtua në emër duke thënë se ka qenë “Babastars” që e ka hapur lojën e blerjeve të klikimeve.

Pas këtij sherri virtual, “Prive” ka kontaktuar me Dekorin dhe ai është shprehur se postimin e tij nuk e ka pasur personalisht me Stresin.

“Po sot nga portalet e kuptova që dikush qenka marrë me mu. Postimi im nuk ka qenë për askënd personalisht, aq më pak për të sepse nuk e ndjek e as nuk ia dëgjoj muzikën. Mendimi që e kam shprehur ka qene drejtuar për estradën në përgjithësi sepse tingëllon paradoksale si në shekullin e 21-të dikush mendon se duke sharë dikë tjetër mund ta rrisë famën për vete apo pjesa tjetër si dikush mendon që suksesi dhe hitet arrihen duke blerë klikime falso.

Për mendimin tim këto janë dy forma demode për të qenë artist i mirë. Kosova dhe Shqipëria kanë artistë aq të mirë sa vetëm me punën e tyre, pa përdor këto forma mund të jenë yje. Ky është kuptimi i asaj që kam shkruar mbrëmë, shumë e përgjithshme dhe aktuale dhe nëse dikush e ka gjetur veten ‘e pastë veten në qafë’ siç thotë populli”, është shprehur Dekori për “Prive”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit