U kapën brenda shtëpisë së barit në Angli, dy shqiptarët: Kishim borxhe për të larë

U kapën brenda shtëpisë së barit në…

Policia britanike ka arrestuar dy shqiptarë të cilët më pas janë dënuar me nga tre vjet e katër muaj për trafikim droge.

Dy të arrestuarit po kërkonin azil në Mbretërinë e Bashkuar por ishin marrë me trafikimin e lëndëve narkorike në Sheffield për të shkyer borxhet.

Sipas mediave të arrestuarit janë 25-vjeçari Damiano Behari dhe 27-vjeçari, Eneo Guri të cilët jetonin brenda një fabrike në Collwall Stree në Darnall

Policia preu grilat në pjesën e përparme të magazinës mëngjesin e 5 dhjetorit 2023 dhe u fut në fabrikë aty ku ishin fshehur shqiptarët.

Sipas prokurores Stephanie Hollis, dy të pandehurit kishin tentuar të iknin përpara se të arrestoheshin nga oficerët në vendngjarje. 

Brenda magazinës u gjetën 600 bimë lëndë narkotike, disa prej të cilave arrinin deri në 91 cm lartësi. Impiantet u vlerësuan të vlejnë midis 252,000 dhe 350,000 £.

Avokati i Damiono Beharit tha se klienti i tij ishte larguar nga Shqipëria pasi kishte 50,000 euro borxh për trajtimin mjekësor për familjen e tij të sëmurë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit