U kapën duke transportuar dru pa lejë dhe dhunuan insepktorin, arrestohen dy persona

U kapën duke transportuar dru pa lejë…

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi janë kapur duke transportuar lëndë drusore pa leje.

Në pranga janë vënë shtetasit A. D., 60 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

“Shtetasit e mësipërm janë konstatuar në fshatin Mborje, duke transportuar lëndë drusore pa leje, si edhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve” thuhet në njoftimin e policisë.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. /Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit