U kapën mat duke vjedhur vilat luksoze në Sauk, gjykata jep vendimin për 5 grabitësit

U kapën mat duke vjedhur vilat luksoze…

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat që dyshohen për vjedhjen e vilave luksoze në kryeqytet.

Gjykata ka lënë në burg: Dorjan Lamani (Hektor Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;

Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”; Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”;

Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzim krimi”; Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e grabitësve të vilave luksoze në Tiranë. ‘FaxWeb’ mëson se ky grup grabitësish me persona me precedent të mëparshëm penal ishte nën vëzhgim prej 2 muajsh nga policia.

Policia kishte marrë informacione se grupi po planifikonte grabitjen me armë të një ‘Exchage’ në Tiranë dhe pas kësaj planifikonin grabitjen e një banese të një zyrtari të lartë.

Bëhet me dije se grupi i grabitsve kishte informacione se në këtë banesë kishte shuma të mëdha parash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit