U kapën me mbi 1 ton drogë, SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, çon dosjen në GJKKO

U kapën me mbi 1 ton drogë,…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar Tiranë ka dërguar më datë 11.05.2020, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krímin e Organizuar Tiranë, procedimin pènal nr. 69 të vitit 2019, duke kërkuar dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurëve:

Bashkim Murataj, I AKUZUAR: Për kryerjen e veprave pènale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kríminal, “Grupi i strukturuar kríminal”, “Kryerja e veprave pènale nga organizata kríminale dhe grupi i strukturuar kríminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të K.Pènal

Gentian Ramadani, Adrian Sako dhe Zija Hidri, TË AKUZUAR: Për kryerjen e veprës pènale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kríminal, “Grupi i strukturuar kríminal”, “Kryerja e veprave pènale nga organizata kríminale dhe grupi i strukturuar kríminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Pènal.

Andrea (Renato) Muço dhe Mariglen Sako, Të AKUZUAR: Për kryerjen e veprës pènale të “Moskallzimi i krímit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 300/1 e 25 të Kodit Pènal.

Ne kuader te ketij procedimi pènal, gjenden me mase sigurimi “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Pènale, tre prej te pandehurëve, konkretisht shtetasit Gentjan Ramadnai, Adrian Sako dhe Zija Hidri.

Për të pandehurit si më sipër, është kërkuar dërgimi i çështjes për gjykim, pasi më 12.02.2019 duke u gdhirë data 13.02.2019, të pandehurit Adrian Sako dhe Zija Hidri, në bashkëpunim me të pandehurit Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimin e grupit të strukturuar kríminal nga ana e të pandehurit Bashkim Murataj, kanë tentuar të trafikojnë 104 (njëqind e katër) thasë të mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, në peshën e përgjithshme 1074.2 kg, nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar Kapshtice. Ndërkohë të pandehurit Andrea Muço dhe Mariglen Sako, megjithëse në dijeni të faktit kríminal të mësipërm, nuk kanë kallzuar në lidhje me faktin në organet e ndjekjes pènale. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit