
Policia e Vlorës ka arrestuar disa të dehur duke konsumuar alkool.Pas kapjes së disa prej tyre, gjatë shoqërimit për në komisariat ka ndodhur edhe një incident.
Mësohet se personat e arrestuar kanë goditur një nga efektivët. Si pasojë e goditjeve efektivi ka pësuar lëndime të rënda në nofull duke iu thyer. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.