U kishte borxh 25 mijë euro/ Këta janë dy të rinjtë që morën peng dhe dhunuan ndërtuesin në Tiranë

U kishte borxh 25 mijë euro/ Këta…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Tiranë, ku një person u mor peng dhe u dhunua nga dy persona. Sipas informacioneve dy autorët janë Alban Bejo, 35 vjeç dhe vëllai i tij Fatmir Bejo.

Ata morën peng për borxhin 25 mijë euro ndërtuesin Gjergji Fela. Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit, deri tani nuk dihet nëse ka pasur probleme mashtrimi me persona të tjerë.

Personat në fjalë kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali 47- vjeçarin, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash.

Policia ka arrestuar Alban Bejon, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i 35-vjeçarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit