U kishte borxh 450 euro/ Shitësit e drogës i vënë flakën shtëpisë duke lënë të vdekur nënën dhe djalin e saj 4 vjeçar

U kishte borxh 450 euro/ Shitësit e…

Dy shitës droge ne Britani dogjën një shtëpi duke vrarë një nënë dhe djalin e saj katër vjeç për një borxh prej 400 £(450 euro).

Gina Ingles, 34, vdiq duke mbrojtur djalin e saj Milo nga flakët pasi Jacob ‘Jake’ Barnard, 31 vjeç dhe shoku i tij Andrew Milne, 42 vjeç, hodhën benzinë dhe i vunë flakën shtëpisë.

Hetuesit e zjarrit gjetën zonjën Ingles të përkulur mbi djalin e saj të ndjerë. Qeni i shtëpisë gjithashtu u gjet i ngordhur pranë tyre.

Partneri i zonjës Ingles Toby Jarrett përfundoi në spital pasi u hodh nga një dritare e katit të dytë ndërsa familja u përpoq të shpëtonte nga zjarri në Eastbourne, East Sussex.

Barnard dhe ndihmësi Milne u dënuan për vrasjen e nënës së re dhe Milo dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Z. Jarrett duke i vënë flakën shtëpisë së familjes.
Zjarrfikësve u deshën më shumë se dy orë për të shuar zjarrin.

Z. Jarrett i detyrohej 400 £ një tregtari lokal të drogës. Zonja Lumsdon tha që zjarri kishte për qëllim të dërgonte një mesazh.

Hetuesit thanë se zjarri filloi në korridor dhe u përhap në shkallët në katin e fundit dhe çati.

Gina dhe Milo vdiqën nga thithja e tymit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit