U kishte vjedhur një shumë parash, vëllezërit marrin me forcë në makinë 15-vjeçarin

U kishte vjedhur një shumë parash, vëllezërit…

Policia e Beratit ka vënë në pranga 2 vëllezër pasi kanë marrë me forcë në makinë një 15-vjeçar. Ata dyshonin se 15-vjeçari u kishte vjedhur një shumë parash në shtëpi.

Polica ka proçeduar penalisht 15-vjeçarin dhe mbi të rëndon akuza e vjedhjes. Shtetasit e arrestuar janë H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç , banues në Drenovicë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), banues në Drenovicë, Dimal.Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Drenovicë, Dimal, kanë marrë me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre, një 15-vjeçar, sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, në datën 10.10.2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit