U komentua për skenat e nxehta në klip me Ledrin, Sara Hoxha tregon raportin me Morena Tarakun

U komentua për skenat e nxehta në…

Tre ditë më parë, reperi i njohur Ledri Vula publikoi këngën më të re me titullin “Don mo”. Videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai dhe protagoniste në klip si figurante është këngëtarja seksi Morena Taraku.

Mirëpo ajo që u komentua më së shumti nga fansat ishte afërsia që dyshja kishte, madje shumëkush e sulmoi Ledrin se tashmë ishte një baba dhe me një partnere në krah.

Megjithatë, duket se Sara, gjysma e reperit nuk i ka marrë fare parasysh këto fjalë. Përmes një përgjigje të dhënë në Instagram, ajo ka treguar se ka një super raport me Morenën.

Kujtojmë që blogerja ka lënë jetën në Gjermani për të jetuar me Ledrin në Prishtinë dhe me vajzën e tyre, Poem Blu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit