U konfirmua në detyrë nga KPA, Manjola Kajana emërohet prokurore në SPAK

U konfirmua në detyrë nga KPA, Manjola…

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron Manjola Kajana në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Vendimi i KLP vjen pasi Komisioni i Posaçëm i Apelimit rikonfirmoi në detyrë prokuroren.

KLP ka vendosur unanimisht emërimin si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) Manjola Kajana për një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Me emërimin e saj, SPAK ka aktualisht në strukturën e tij 13 prokurorë nga lista e 15 prokurorëve të zgjedhur nga Këshillin i Lartë i Prokurorisë.

Me këtë rast, kryetari Gent Ibrahimi i bëri edhe një herë thirrje organeve të Vetingut për të përshpejtuar afatet për verifikimin e figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale për dy prokurorët e mbetur, Anton Martini dhe Elizabeta Imeraj, pjesë e listës së sipërpërmendur.

Ditën e nesërme, e martë 14 korrik 2020, pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit e Kajanas përpara Presidentit Ilir Meta.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit