U konfliktua me dy persona në Tiranë, ndërron jetë në spital 46-vjeçari

U konfliktua me dy persona në Tiranë,…

Ka ndërruar jetë në spital një shtetas 46-vjeçar i cili u konfliktua me dy persona të tjerë në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë. Tre persona konfliktuan ashpër me njeri tjetrin dhe si pasojë e dëmtimeve të rënda Gentian Talja 46 vjeç u dërgua në spital, ku për fat të keq nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.

Autorët dyshohet se janë: Henri Gjapi dhe Artur Gjolena. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit të datës 31 Mars në kryqëzimin e ish-Bllokut.

Në kamerat e sigurisë është filmuar 46-vjeçari, Talja i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë. Ai u përball me dyshen në kryqëzim me 25-vjeçarin, Henri Gjapi dhe janë konfliktuar fillimisht me fjalë e pastaj me grushta.

Më pas, ndërhyn për t’i ndarë 41-vjeçari Artur Gjolena. Pak çaste pasi u ndanë, nga përleshja humbi ndjenjat Gentjan Talja, duke përplasur kokën në trotuar. Më pas të dy palët dërgohen në spital. Gjapi le spitalin pasi jep deklarimet në polici ndërsa Talja vijoi te qëndrojë në spital.

Në mbrëmje shëndeti i tij u përkeqësua dhe kaloi në intubim, ndërsa sot ndërroi jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit