U konfliktuan në lokal, 41-vjeçari merr pushkën dhe i shkon në shtëpi bashkëfshatarit

U konfliktuan në lokal, 41-vjeçari merr pushkën…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në fshatin Malbardhë në Kurbin, ku një 41-vjeçar është konfliktuar me një bashkëfshatar dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.

Shtetasi Rasim Mihana rreth mesnatës është konfliktuar në ambientet e një lokali me shtetasin me inicialet C. H., 60-vjeç. Konflikti raportohet se ka nisur për shkaqe banale, ndërkohë që më pas 41-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e 60-vjeçarit dhe ka qëlluar me një armë zjarri duke rrezikuar jetën e familjarëve. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Pas kësaj policia ka mbërritur në fshatin Malbardhë e mbështetur nga Forcat Operacionale, Shqiponjat dhe RENEA, por autori është larguar në një zonë të pyllëzuar. Pas ndjekjes policia ka arrestuar autorin Mihana, dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pushkë.

Tashmë ndaj tij do të rëndojnë veprat penal “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa lele dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit