Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar me të shtëna armësh në Kamëz, duke lënë të plagosur një 25-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur dy persona janë përfshirë në një debat që ka eskaluar në dhunë.
Sipas informacionit të policisë, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, duke plagosur në këmbë viktimën, Mikel Xhetanin. Ai është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin, i cili ka arritur të largohet me një automjet të tipit Audi A5 të bardhë.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e motiveve që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.
NJOFTIMI POLICISË:
Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.