Dha leje ndërtimi false, burg për ish/kryetarin e Bashkisë Kuçovë

Dha leje ndërtimi false, burg për ish/kryetarin…

Gjykata e Beratit ka dënuar me burg ish/kryetarin e bashkisë Kuçovës, Bardhyl Gjyzelin, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Pas rreth 2-vitesh gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, kjo e fundit ka dhënë dënimin edhe për një ish/inxhinier të kësaj bashkie, ndërkohë që ka shpëtuar nga dënimi ish-drejtori i Urbanistikës, Gentjan Islami, për shkak të parashkrimit të afateve.

Bashkë me ta në gjykim ishte edhe qytetari që ata favorizuan në dhënien e lejes së një objekti, shtetasi Arben Bilbili, që akuzohej për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Dëshmi të rremë”.

Ish-kryetari i bashkisë Kuçovë, Bardhyl Gjyzeli, ish-drejtori i Urbanistikës, Gentjan Islami dhe inxhinieri Gjergji Çërra po gjykoheshin për “Shpërdorim Detyre” në Gjykatën e Beratit.

Gjyqtarja Entela Gjoni ka dënuar me 1-vit burg ish/kryebashkiakun e Kuçovës Bardhyl Gjyzeli, e konvertuar në 2-vjet “shërbim prove”, me 2-vite burg ish/inxhinierin Gjergji Çërra, e konvertuar në 4-vite shërbim prove dhe me 1-vit burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit