U kthye në personazhin e vitit në 2018-ën, transformimi i Xhisiela Malokut i la të gjithë gojëhapur

U kthye në personazhin e vitit në…

Një nga personazhet më të komentuara të vitit 2018 ishte padyshim edhe ajo, Xhisiela Maloku. Pasi denoncoi ish-të dashurin Rexhep Rraja për dhunë, pa kaluar 24 orë  arriti të ndryshojë dëshminë, ndërsa barrën e përgjegjësive e mori të gjithën mbi vete.

Ditën e sotme, ajo u shfaq sërish për publikun me një look dhe paraqitje si kurrë më parë. Shohim që Xhisiela ka ndryshuar totalisht në pamje, aq sa pothuajse pak njerëz mund ta njohin.  Këtë të hënë, ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka zbuluar më tepër rreth jetës së saj.

Ajo ka pohuar se vijon të jetojë në Fushë-Krujë me familjen dhe nuk është larguar nga aty në asnjë moment.

Maloku u shpreh se pas ngjarjes së bujshme të asaj kohe nuk ka pasur probleme në Fushë-Krujë.

Problem ajo quan rrjetet sociale për të cilat ka vendosur të qëndrojë larg tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit